Antarsohu
Paravolejboll

Federata e Paravolejbollit e Kosovës zhvilloi një takim me Drejtorinë e Sportit të Komunës së Prishtinës, ku u mirëprit nga Drejtori i Sportit, z. Granit G. Geci.

  • June 3, 2026
  • 0

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe promovimin e sportit, me theks të veçantë në avancimin e paravolejbollit dhe mundësitë e bashkëpunimit për

Federata e Paravolejbollit e Kosovës zhvilloi një takim me Drejtorinë e Sportit të Komunës së Prishtinës, ku u mirëprit nga Drejtori i Sportit, z. Granit G. Geci.
Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe promovimin e sportit, me theks të veçantë në avancimin e paravolejbollit dhe mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e aktiviteteve sportive të paravolejbollit.
Po ashtu, u bisedua për organizimin e Turnirit Ndërkombëtar të Paravolejbollit”Prishtina Open”, i cili do të mbahet më 6 Qershor. Në këtë turnir do të marrin pjesë ekipe nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e vlerave të sportit gjithëpërfshirës.
Federata e Paravolejbollit shpreh mirënjohjen e saj për pritjen dhe gatishmërinë e Drejtorisë së Sportit për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *