Antarsohu
Paravolejboll

Federata e Paravolejbollit e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vitin 2026 me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit

  • May 7, 2026
  • 0

Federata e Paravolejbollit e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vitin 2026 me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit dhe zhvillimit

Federata e Paravolejbollit e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vitin 2026 me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit
Federata e Paravolejbollit e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vitin 2026 me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit dhe zhvillimit të mëtejmë të sportit të paravolejbollit në Kosovë.
Ky memorandum dëshmon përkushtimin e përbashkët për mbështetjen e sportistëve, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sportit dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e paravolejbollit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Një falënderim i veçantë për Ministrin e Rinisë dhe Sportit, Z.Blerim Gashani, për përkrahje ndaj Federatës së Paravolejbollit të Kosovës, si dhe për rritjen e buxhetit, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në realizimin e aktiviteteve dhe zhvillimin e sportit të paravolejbollit në vendin tonë.
Mbështetja institucionale është motivim i madh për vazhdimin e punës sonë në zhvillimin e paravolejbollit dhe krijimin e mundësive të barabarta për sportistët tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *