Antarsohu
Paravolejboll

Pas suksesit me grupin e parë, projekti “Masovizimi i Paravolejbollit për personat me aftësi të kufizuara

  • April 22, 2026
  • 0

Pas suksesit me grupin e parë, projekti “Masovizimi i Paravolejbollit për personat me aftësi të kufizuara” ka vijuar punën me grupin e dytë të nxënësve në SHFMU “Asim

Pas suksesit me grupin e parë, projekti “Masovizimi i Paravolejbollit për personat me aftësi të kufizuara
Pas suksesit me grupin e parë, projekti “Masovizimi i Paravolejbollit për personat me aftësi të kufizuara” ka vijuar punën me grupin e dytë të nxënësve në SHFMU “Asim Vokshi”.
Nxënësit e këtij grupi kanë diskutuar mbi rëndësinë e mbështetjes së bashkëmoshatarëve me aftësi të kufizuara.
Edhe ky grup dëshmoi se kur bëhet fjalë për sportin dhe solidaritetin, nuk ka limite. Aktiviteti vendosi në qendër edukimin përmes veprimit, duke u dhënë nxënësve mundësinë të kuptojnë forcën e paravolejbollit si mjet integrimi.
Ky projekt, i mbështetur nga Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës, po arrin të prekë sa më shumë të rinj, duke u bërë një shoqëri gjithëpërfshirëse.
Falënderojmë grupin e dytë për frymën e tyre luftarake dhe pozitive!
Falënderojmë drejtorinë,profesorët e lëndës së edukatës fizike dhe nxënësit e SHFMU “Asim Vokshi”, për bashkëpunimin si dhe Komunën e Prishtinës për përkushtimin e vazhdueshëm në masovizimin e sportit të paravolejbollit në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *