Qëllimi, Vizioni dhe Misioni
Federata e Paravolejbollit e Kosovës
Federata e Paravolejbollit e Kosovës (FPVK) është themeluar në vitin 2022, nga pesë klube të Paravollej-it Ulur, me qëllim të krijimit të një strukture të unifikuar institucionale për zhvillimin, organizimin dhe promovimin e volejbollit ulur për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Që nga themelimi, Federata ka punuar në funksion të zgjerimit të kësaj disipline sportive, rritjes së pjesëmarrjes dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë personat që dëshirojnë të merren me sport.
Sot, Federata e Paravolejbollit e Kosovës përfaqësohet nga 7 klube sportive dhe mbi 100 sportistë të të gjitha moshave dhe gjinive. Ky zhvillim përbën një bazë të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Paravollej-i Ulur dhe krijimin e një komuniteti sportiv gjithnjë e më gjithëpërfshirës në Kosovë.
Misioni
Misioni i Federatës së Paravolejbollit të Kosovës është të krijojë kushte dhe mundësi të barabarta për zhvillimin e Paravollej-it Ulur dhe për pjesëmarrjen aktive të personave me aftësi të kufizuara në sport.
Federata synon të ofrojë programe cilësore të trajnimit dhe zhvillimit sportiv, duke mbështetur sportistët në përmirësimin e aftësive të tyre fizike, teknike, taktike dhe sociale. Përmes punës së vazhdueshme me sportistë, trajnerë, klube dhe struktura sportive, Federata synon të ndërtojë një mjedis të sigurt, profesional dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit.
Një pjesë e rëndësishme e misionit është edhe përdorimi i sportit si mjet për zhvillimin personal, social dhe edukativ të sportistëve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë shkathtësi që janë të rëndësishme si në sport, ashtu edhe në jetën e përditshme.
Vizioni
Vizioni i Federatës është zhvillimi i qëndrueshëm i Paravollej-it Ulur në Kosovë dhe krijimi i mundësive për përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet sportive.
Federata synon të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm të zhvillimit të sportistëve, nga niveli fillestar deri te niveli i lartë i konkurrencës, duke identifikuar dhe mbështetur talentet e reja dhe duke krijuar kushte për pjesëmarrje në gara vendore dhe ndërkombëtare.
Në planin afatgjatë, synimi është që sportistët e Kosovës të kenë mundësi të zhvillohen dhe të arrijnë nivelet më të larta të performancës në Paravollej-i Ulur, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Objektivat
Për realizimin e misionit dhe vizionit të saj, Federata e Paravolejbollit e Kosovës synon:
Zhvillimin dhe promovimin e Paravollej-it Ulur në të gjithë territorin e Kosovës;
Rritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në sport;
Mbështetjen e klubeve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre organizative dhe sportive;
Organizimin dhe zhvillimin e garave dhe aktiviteteve sportive;
Krijimin e programeve të rregullta të trajnimit dhe zhvillimit të sportistëve;
Ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajnerëve, gjyqtarëve dhe stafit sportiv;
Identifikimin, përkrahjen dhe zhvillimin e talenteve të reja;
Promovimin e gjithëpërfshirjes, barazisë dhe mundësive të barabarta në sport;
Përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve teknike dhe profesionale;
Krijimin e mundësive për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare;
Zhvillimin e bashkëpunimit me institucione, federata, organizata dhe partnerë vendorë e ndërkombëtarë;
Promovimin e vlerave të sportit, disiplinës, respektit, bashkëpunimit dhe fair-play-it.
Përkushtimi institucional
Federata e Paravolejbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të një sistemi sportiv gjithëpërfshirës, profesional dhe të qëndrueshëm, në të cilin çdo sportist ka mundësi të zhvillojë potencialin e tij/saj dhe të jetë pjesë aktive e jetës sportive.
Përmes bashkëpunimit me klubet, sportistët, trajnerët, institucionet dhe partnerët e saj, Federata synon të kontribuojë në zhvillimin e sportit paralimpik dhe në rritjen e përfaqësimit të Kosovës në Sitting Paravolley në nivel ndërkombëtar.


