Antarsohu
Paravolejboll Uncategorized

KOSOVA PJESË E TURNEUT BALLKANIK TË SITTING VOLLEYBALL!

  • November 1, 2026
  • 0

Kombëtarja e Kosovës në Sitting Volleyball po merr pjesë në Turneun Ballkanik, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova ,

KOSOVA PJESË E TURNEUT BALLKANIK TË SITTING VOLLEYBALL!
Kombëtarja e Kosovës në Sitting Volleyball po merr pjesë në Turneun Ballkanik, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova 🇽🇰, Shqipëria 🇦🇱, Bosnjë-Hercegovina 🇧🇦 dhe Mali i Zi 🇲🇪.
Kosova e ka nisur këtë aktivitet me fitore në ndeshjen e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke dëshmuar paraqitje pozitive në këtë disiplinë sportive që promovon gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.
Pjesëmarrja në këtë turne shënon aktivitetin përmbyllës të projektit Erasmus+, të cilin Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e ka implementuar në bashkëpunim me ParaVolley Kosova, me synim zhvillimin dhe promovimin e Sitting Volleyball në vendin tonë.
Ky projekt dhe aktivitetet e tij dëshmojnë se sporti është një mundësi për të gjithë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi, duke nxitur integrimin dhe duke krijuar hapësira për pjesëmarrje aktive në jetën sportive.
🏐 FVK vazhdon angazhimin për zhvillimin e volejbollit dhe promovimin e sportit gjithëpërfshirës në Kosovë! 🇽🇰

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *