Antarsohu
Paravolejboll

Kosova në Konventën e Parë Ndërkombëtare për Trajnerë në Sarajevë!

  • February 23, 2026
  • 0

Federata e Paravolejbollit e Kosovës ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit profesional duke marrë pjesë në Konventën e Parë Ndërkombëtare për Trajnerë, e cila u mbajt

Kosova në Konventën e Parë Ndërkombëtare për Trajnerë në Sarajevë!
Federata e Paravolejbollit e Kosovës ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit profesional duke marrë pjesë në Konventën e Parë Ndërkombëtare për Trajnerë, e cila u mbajt në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në këtë aktivitet të nivelit të lartë, federata jonë u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm Z.Gëzim Brahimi, i cili ndoqi nga afër sesionet mbi metodat më moderne të trajnimit dhe zhvillimit të paravolejbollit në botë. Ky përfaqësim është një hap i madh drejt profesionalizimit dhe fuqizimit të kapaciteteve tona drejtuese dhe teknike.
Kjo ngjarje mblodhi ekspertë dhe trajnerë nga mbarë bota, duke ofruar një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave, metodave stërvitore dhe rritjen e cilësisë teknike në sportin e paravolejbollit.
Një falënderim i veçantë shkon për Federata e Volejbollit e Kosovës.
Përmes memorandum të bashkëpunimit të nënshkruar nga dy federatat, është mundësuar kjo pjesëmarrje me vlerë, duke dëshmuar se së bashku mund ta ngrisim sportin e Kosovës në majat ndërkombëtare.
Njohuritë e fituara në Sarajevë do të jenë një shtyllë e rëndësishme për rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *