Antarsohu
Paravolejboll

Federata e Paravolejbollit e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Paravolley Europe

  • July 27, 2025
  • 0

Federata e Paravolejbollit e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Paravolley Europe, e cila u mbajt në Gyor të Hungarisë me 26.07.2025, me përfaqësim nga Kryetarja

Federata e Paravolejbollit e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Paravolley Europe
Federata e Paravolejbollit e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Paravolley Europe, e cila u mbajt në Gyor të Hungarisë me 26.07.2025, me përfaqësim nga Kryetarja e FPVK-së Znj.Drilona Islami dhe Sekretari i përgjithshëm Z.Gëzim Brahimi.
Pjesëmarrja e Federatës sonë në këtë forum të lartë është dëshmi e përkushtimit tonë për zhvillimin dhe afirmimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe integrimin tonë të plotë në skenën evropiane të paravolejbollit.
Me këtë rast, Federata e Paravolejbollit të Kosovës uron sinqerisht Z. Branko Mihorko për rizgjedhjen në pozitën e Presidentit të Paravolley Europe. Ne i urojmë suksese dhe jemi të bindur se bashkëpunimi ynë me Paravolley Europe do të forcohet edhe më shumë në vitet që vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *