Antarsohu
Paravolejboll

Formohet Klubi i Paravolejbollit “Kamenica”

  • July 1, 2025
  • 0

Me krenari dhe entuziazëm njoftojmë formimin e klubit më të ri të paravolejbollit në Kosovë – Klubi i Paravolejbollit “Kamenica” me kryetar Z.Blerim Shillova. Ky klub vjen si

Formohet Klubi i Paravolejbollit “Kamenica”
Me krenari dhe entuziazëm njoftojmë formimin e klubit më të ri të paravolejbollit në Kosovë – Klubi i Paravolejbollit “Kamenica” me kryetar Z.Blerim Shillova. Ky klub vjen si rezultat i përkushtimit për të promovuar përfshirjen, barazinë dhe zhvillimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Kamenicës dhe më gjerë.
Federata e Paravolejbollit e Kosovës mirëpret me entuziazëm këtë hap të rëndësishëm dhe e konsideron krijimin e klubit “Kamenica” si një kontribut të madh në rrugën drejt masivizimit të sportit të paravolejbollit në vendin tonë.
Urojmë shumë suksese për klubin e ri në garat që do të vijnë dhe ftojmë të gjithë të interesuarit nga Kamenica dhe rrethina të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Mirë se erdhe “Kamenica” – një frymë e re në fushën e paravolejbollit Kosovar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *