Antarsohu
Paravolejboll

Është mbajtur Seminari për trajner të paravolejbollit.

  • September 24, 2024
  • 0

Është mbajtur Seminari për trajner të paravolejbollit. Seminar ky që ka për qëllim rritjen dhe promovimin e sportit të paravolejbollit.Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit patën mundësi që të thellojnë

Është mbajtur Seminari për trajner të paravolejbollit.
Është mbajtur Seminari për trajner të paravolejbollit. Seminar ky që ka për qëllim rritjen dhe promovimin e sportit të paravolejbollit.Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit patën mundësi që të thellojnë njohuritë mbi përgatitjen fizike dhe teknike të lojtarëve të paravolejbollit, ku trajnerët mësuan teknika specifike që ndihmojnë në përmirësimin e performancës së lojtarëve me aftësi të kufizuara. Përveç kësaj, diskutimet për rregullat dhe taktikat e reja ndihmuan trajnerët të kuptojnë më mirë dinamikën e këtij sporti, duke u përqendruar te strategjitë më të mira për të krijuar skuadra konkurruese.Seminari shënoi një hap të rëndësishëm përpara për zhvillimin e paravolejbollit, duke nxitur jo vetëm zhvillimin profesional të trajnerëve, por edhe përhapjen e mëtejshme të këtij sporti në komunitetet lokale.
Në përfundim,dua të shpreh mirënjohje të thellë për Presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës Znj.Njomza Emini si dhe trajnerin që jeton dhe vepron në Kanada Visar Alimehaj për kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të Paravolejbollit të Kosovës gjithashtu një falenderim i veçantë për Womens Canada Team in Sitting Volleyball për dhurimin e disa topave në formë donacioni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *