Antarsohu
Paravolejboll

Federata e Paravolejbollit e Kosovës shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Federatës së Volejbollit të Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe avancimin e sportit të paravolejbollit në vend.

  • December 1, 2025
  • 0

Federata e Volejbollit të Kosovës pjesë e aktiviteteve zyrtare të Para Volley Europe Në kuadër të projektit Para Volley Europe Development Project (PVEDP), në Slloveni u zhvillua kursi

Federata e Paravolejbollit e Kosovës shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Federatës së Volejbollit të Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe avancimin e sportit të paravolejbollit në vend.
Federata e Volejbollit të Kosovës pjesë e aktiviteteve zyrtare të Para Volley Europe 🇪🇺
Në kuadër të projektit Para Volley Europe Development Project (PVEDP), në Slloveni u zhvillua kursi i nivelit të parë për trajnerë të disiplinës së volejbollit ulur, ku Federata e Volejbollit të Kosovës u përfaqësua me krenari nga z. Gezim Brahimi, Sekretar i FPVK-së.
Ky është vetëm hapi i parë drejt një vizioni të qartë: zhvillimi, institucionalizimi dhe integrimi i disiplinës së volejbollit ulur në Kosovë, si një mundësi e re për sportistët me aftësi të kufizuara dhe për avancimin e sportit paralimpik në vendin tonë.
Lektorët ndërkombëtarë, z. Nicole Ban (CAN) dhe z. Massimo Beretta (ITA), ndanë përvojën e tyre profesionale me mbi 20 trajnerë nga e gjithë Europa, duke sjellë njohuri të çmuara që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në progresin e kësaj disipline edhe në Kosovë.
FVK vazhdon të forcojë partneritetet ndërkombëtare dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sportit paralimpik në vend.
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) mbetet e përkushtuar për promovimin dhe ngritjen e ParaVolejbollit në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *