Antarsohu
Paravolejboll

KAMPIONATI I KOSOVËS NË PARAVOLEJBOLL – KATEGORIA FEMRAT

  • December 22, 2025
  • 0

Për herë të parë, është zhvilluar finalja e kategorisë së femrave në paravolejboll, ndërmjet KPV “Fushë Kosova” dhe KPV “Prishtina”.Kjo finale përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin

KAMPIONATI I KOSOVËS NË PARAVOLEJBOLL – KATEGORIA FEMRAT
Për herë të parë, është zhvilluar finalja e kategorisë së femrave në paravolejboll, ndërmjet KPV “Fushë Kosova” dhe KPV “Prishtina”.
Kjo finale përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e paravolejbollit të femrave në Kosovë. Pas një ndeshjeje finale të zhvilluar me përkushtim, fituese e kësaj finaleje është shpallur KPV “Fushë Kosova”, duke u kurorëzuar me titullin kampion.
🏆 Kupa e kampionatit u dorëzua nga Kryetarja e Federatës së Paravolejbollit të Kosovës, znj. Drilona Islami.
🥇🥈 Medaljet u ndanë nga Nënkryetari i Federatës, z. Afrim Mena, dhe Sekretari i Federatës, z. Gëzim Brahimi.
Federata e Paravolejbollit e Kosovës uron KPV “Fushë Kosova” për suksesin e arritur, si dhe përgëzon KPV “Prishtina” për paraqitjen dinjitoze, si dhe falënderon të gjitha sportistet,stafin teknik si dhe akterët e përfshirë për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj finaleje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *