Antarsohu
Paravolejboll

FVK DHE FPVK NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

  • August 20, 2025
  • 0

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e ParaVolejbollit të Kosovës (FPVK), me qëllim të mbështetjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të paravolejbollit në

FVK DHE FPVK NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e ParaVolejbollit të Kosovës (FPVK), me qëllim të mbështetjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të paravolejbollit në vend.
Marrëveshja u zyrtarizua në një takim ku presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, pritën presidenten e FPVK-së, Drilona Islami, e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gëzim Ibrahimi.
Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të sportit për persona me aftësi të kufizuara, duke krijuar hapësira të reja për përfshirje, bashkëpunim dhe zhvillim të paravolejbollit në Kosovë.
Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe ngritjen e kapaciteteve profesionale për trajnerë, gjyqtarë dhe organizatorë, me synim që sporti i paravolejbollit të ketë një bazë të qëndrueshme e afatgjatë.
🤝 Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të të dy federatave për të ngritur sportin në të gjitha nivelet, për të fuqizuar kapacitetet dhe për të promovuar barazinë përmes aktiviteteve sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *