Antarsohu
Paravolejboll

Një tjetër hap historik për paravolejbollin e Kosovës!

  • July 8, 2026
  • 0

Me ftesë të Federatës Italiane të Paravolejbollit, Kombëtarja e Kosovës në paravolejboll do të marrë pjesë për herë të parë në një turne ndërkombëtar, i cili do të

Një tjetër hap historik për paravolejbollin e Kosovës!
Me ftesë të Federatës Italiane të Paravolejbollit, Kombëtarja e Kosovës në paravolejboll do të marrë pjesë për herë të parë në një turne ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet në Rotondo të Italisë, nga 23 deri më 25 Korrik.
Në këtë turne do të marrin pjesë përfaqësueset e Italisë,Anglisë, Spanjës dhe Kosovës, duke i dhënë ekipit tonë mundësinë të fitojë përvojë të çmuar në arenën ndërkombëtare.
Kjo pjesëmarrje shënon një moment të rëndësishëm në historinë e paravolejbollit të Kosovës dhe është rezultat i punës së vazhdueshme për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e këtij sporti në vendin tonë.
I urojmë suksese sportistëve dhe stafit të Kombëtares sonë në këtë sfidë të rëndësishme dhe besojmë se do ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, krenari dhe shpirt garues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *